Jusuf Azemi ka njoftuar se pagat e punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë rritur me një vendim të ri, shkruan Fol Drejt.
Azemi, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat dhe se pagat e këtyre punëtorëve janë rritur pas presioneve e protestave të shumta. Ai njoftoi se ato më nuk do të jenë 275 por 402.
“Pas shumë presioneve, protestave, dhe grevave, që bëmë në QKUK, tani e tutje pagat e punëtorëve teknik nuk do të jenë më 275 euro, ato do të jenë 402 me tenderin e ri i cili veç është publikuar, se a do ta pranojnë këtë pagë këta punëtor ne do të konsultohemi me ta, dhe do të dalim me qëndrim të qartë, mundë te themi se nuk oshtë ajo që e kemi kërkuar ne., Por është për tu çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450, dhe na janë ofrua 402″, bëhet e ditur në njoftim.