Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se është hapur aplikimi për përfitimin e 100 eurove për studentë.
Ai ka bërë të ditur se të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.
“Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.
Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.” – ka thënë Murati./FolDrejt/