Progresi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit, është lavdëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë John Rohde.
Rohde, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka theksuar se Kosova do ta ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë në këtë aspekt, transmeton Fol Drejt.
“Vërtetë lajm i mirë. Kosova ka shënuar progres të dukshëm në luftimin e korrupsionit. Në indeksin e antikurropsionit Kosova ka përparuar 17 vendeve, dhe tani renditet në vendin e 87-të. Inkurajojmë Kosovën që më në fund të fillojë të ecë përpara në luftën serioze të korrupsionit. Vazhdo kështu. Kosova ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar ambasadori. /FolDrejt/
Good news indeed! Kosovo makes visible progress in fighting corruption! In TI’s @anticorruption index 🇽🇰improved 17 places, now ranks at 87. Encouraging 🇽🇰finally starts ‚to walk the talk‘ in seriously fighting corruption. Keep it up! 🇽🇰has full 🇩🇪support https://t.co/5JJQQ2tC1h
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 25, 2022