Zyra për Komunikim Publik (ZKM), e cila funksionon në kuadër të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se sot do të bëhet lansimi i pagesave elektronike, transmeton Fol Drejt.
Në këtë aktivitet, sipas njoftimit, do të marrin pjesë disa nga krerët më të lartë të ekzekutivit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e pagesave elektronike” – thuhet në njoftimin zyrtar./FolDrejt/