Ministria e Ekonomisë, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar të gjithë aplikantët për subvencionim të efiçiencës së energjisë, të parakualifikuar në Fazën 1, se ka vendosur të zgjasë afatin për aplikim në Fazën 2 deri më 7 nëntor 2022, transmeton Fol Drejt.
“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2.
Andaj duke u bazuar në Ligji Nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Ministria e Ekonomisë ka vendosur që palëve të interesuara t’ua mundësojë realizimin e kërkesave për subvencionim, respektivisht arritjen e objektivit të kësaj Thirrje.
Ministria fton të gjithë qytetarët që janë parakualifikuar në fazën e parë, që sa më parë të kryejnë këtë proces në mënyrë që të jenë përfitues të subvencionit” – thuhet në komunikatë./FolDrejt/