18 vjeçari ka humbur jetën në Durrës, pas një përpjekje për t’i shpëtuar dy të rinj të tjerë, të cilët ishin duke u mbytur, transmeton Fol Drejt.
Sipas mediave në Shqipëri, rasti ka ndodhur sot në mesditë, në plazhin e Bishtit të Pallës, në Durrës.
18 vjeçari u fut në ujë për t’i ndihmuar dy të mitur të tjerë, 15 vjeçarë, të cilët po mbyteshin.
Ky është raporti i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K./FolDrejt/