Në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, është publikuar njoftimi sipas së cilit, lista e regjistrimeve për terminë në periudhën maj deri në fillim të muajit qershor do të hapet nga 04.04.2022 në orën 14:00 deri më 13.04.2022 në orën 14:00, transmeton Fol Drejt.
Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminët kanë filluar të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit.
Për më shumë informacione klikoni KËTU. /FolDrejt/