Messi vazhdon të jetë në axhendën e Barcelonës.
Gazeta “Sport” raporton planin e Laportës. “Qëllimi do të ishte nënshkrimi me argjentinasin në janar, por misioni është shumë i komplikuar për Barçën për një sërë arsyesh.
Para së gjithash, PSG nuk do ta privonte veten nga Messi në mes të sezonit, për më tepër, duke patur parasysh marrëdhëniet mes dy klubeve, francezët nuk kanë në plan t’i bëjnë nder Laportës.
Messi është gjithashtu i fokusuar në sezonin e tij me PSG dhe në Kupën e Botës me Argjentinën, raporton “Sport”./FolDrejt/