Më 22 maj, forcat ruse shkatërruan urën e Pavlogradit midis Severodonetsk dhe Lisichansk në rajonin ukrainas të Lugansk, shkruan BBC.
Guvernatori i rajonit të Luganskut, Sergei Gaidai, deklaroi sot se ushtria ruse shkatërroi urën e dytë që lidh qytetet fqinje Severodonetsk dhe Lisichansk, si dhe se granatoi të tretën.
Gaidai tha se situata në Severodonetsk është jashtëzakonisht e vështirë dhe se dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, por ai shtoi se forcat ruse deri më tani nuk kanë arritur të pushtojnë qytetin, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.