Trupat ukrainase kanë rrëzuar pesë helikopterë rusë, kanë shkatërruar dhjetëra tanke dhe kanë kapur dhjetëra trupa, që kur Vladimir Putin urdhëroi forcat e tij të pushtonin të enjten në mëngjes këtë shtet.
Betejat po vazhdojnë në Kiev, përgjatë kufirit verior me Bjellorusinë, në Luhansk dhe Donetsk në lindje dhe rreth Khersonit, lumit Dneiper dhe qyteteve portuale të Odessa dhe Mariupol në jug.
Pak presin që Ukraina të dalë fitimtare nga ajo që është pothuajse e sigurt se do të jetë një luftë e zgjatur, e përgjakshme dhe e egër – por deri më tani, forcat e Kievit kanë arritur të shkaktojnë humbje të rënda mbi trupat e Putinit.
Ushtria e Kievit është shumë inferiore ndaj homologes së saj ruse me një sistem të mbrojtjes ajrore dhe forcë që datojnë që nga epoka sovjetike.
NATO dhe SHBA, megjithë dislokimin e ushtarëve në Rumaninë fqinje në muajt e fundit, e kanë bërë të qartë se nuk do të dërgohen trupa dhe e kanë lënë ushtrinë ukrainase të përballe e vetme me sulmin. /abcnews.al/