Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mes të një autobusi dhe një traktori në Kraishtë të Lipjanit.
Pronari i kompanisë së autobusit të përfshirë, “Titi Tours”, Bekim Jashanica, në një prononcim për Klan Kosovën, ka thënë se nuk ka persona të lënduar nga aksidenti i ndodhur.
Sipas tij, në momentet e aksidentit, pos ekipit të kompanisë, në autobus nuk kishte udhëtarë.