Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët me Emergjencën e Qendrës Mjekësore të Shtimes, janë dërguar në QKUK, përcjell Klankosova.tv.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjeksor në QKUK”, u shpreh ai.
Tutje, Gashi bëri të ditur se njësia e trafikut është duke u marrë me rastin./klankosova.tv/