Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën, Gjilan-Prishtinë, si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një 45-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Parallovë të Novëbërdës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i tij, transmeton Fol Drejt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Ju njoftojmë se me daten 19.06.2022 rreth ores 15:31, kemi pranuar një informatë për një rast aksident tarfiku me lëndime në rrugën Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë komuna Nobobërd . Policia e Kosovës njësiti i Komunikacionit rrugor ka arritur me urgjencë në vend të ngjarjes”, njofton Policia.
“Nga hetimet e para mësohet se bëhet fjalë për vet aksident ku i involvuar është një kamion për transport të druve ( i cili ka dalë nga rruga për shkaqe tani te panjohura)”, thuhet në njoftim.
Drejtuesi i kamionit nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve trupore.
“Drejtuesi i mjetit shqiptar shtetas i Kosovës (1977) ka pësuar lëndime të rënda trupore I cili edhe përkundër ndihmës së mjekëve si pasojë e lëndimeve në vet aksident ka ndrru jetë”, thuhet në njofton.
Policia njofton se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga ana e Policisë së Kosovës trafiku rajonal në Gjilan”./FolDrejt/