Vetura me të cilën udhëtonte presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident rrugor në Kiev, transmeton Fol Drejt.
Roiters citon zëdhënësin të Zelenskyt, Serhii Nykyforov, i cili ka thënë se presidenti nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Zoti Nykyforov, i cili nuk dha detaje se kur kishte ndodhur aksidenti, tha se makina e zotit Zelensky ishte përplasur me një automjet privat.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, por nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai, duke shtuar se aksidenti do të hetohet.
Mjekët që shoqëronin zotin Zelenskiy, i dhanë drejtuesit të automjetit privat ndihmë urgjente dhe e futën atë në një ambulancë./FolDrejt/