Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Vitia ishte udhëheqës i kësaj ministrie gjithashtu edhe përpara Zgjedhjeve të fundit Lokale, ku si shkak i kandidimit për kryetar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, hoqi dorë nga pozita e ministrit, njofton Fol Drejt.