Mohamed Ihattaren (21) është arrestuar, shkruan media holandeze Telegraaf.
Sulmuesi holandez, anëtar i Juventusit, u arrestua të dielën me dyshimin se kishte sulmuar ish-të dashurën e tij. Ihattaren aktualisht është në paraburgim dhe nuk është hera e tij e parë. Në nëntor të vitit të kaluar ai u ndalua edhe për kërcënime, transmeton Fol Drejt.