FIFA të hënën pasdite, pritet t’i fillojë procedurat kundër Federatës Serbe të Futbollit pasi mund të ketë pasur shkelje të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA-s gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës.
Më saktësisht me nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojë.
Siç raporton Blick, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj kapitenit Granit Xhaka./FolDrejt/