Sekretarja e Jashtme britanike Liz Tras deklaron se Britania “do të vazhdojë të vendosë sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe mbështesin agresionin e Putinit derisa të fitojë Ukraina”.
Britania ka vendosur paketën e fundit të sanksioneve ndaj Rusisë për aktivitetet e saj ushtarake në Ukrainë, duke u fokusuar në rrjetin financiar të presidentit rus Vladimir Putin, ish-bashkëshortes dhe të afërmve të tij.
“Ne po zbulojmë dhe po fokusohemi në një rrjet të dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit dhe rrit egërsinë në rrethin e tij të brendshëm”, tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Tras./FolDrejt/