Më pas mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e burrit nga Brodi i Shtërpcës.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.
Veseli theksoi se sipas familjarëve të të ndjerit, ai ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në shtëpinë e tyre.
“Me datën 10.07.2022 rreth 21:16 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar nje informacion në Qendrēn Emergjente në Ferizaj, një person me inicialet I.A i moshës 75 vjeçar, ēshtē sjellur në gjendje jo të mirë shëndetësore nga familjarët e tij. Më pas, mjekët kujdestar pas tretmanit mjekēsor, kanë konstatuar se i njëjti ka vdekur ( vdekje natyrale)” – tha Veseli.
“Lidhur me këtē ngjarje, policia , hetuesit nga stacioni Shterpcë, i kanë kontaktuar familjarët e viktimës dhe deshmitarë dhe kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima është gjetur nē gjendje të rëndë shëndetësore në shtēpinē e tyre “- theksoi ai,
“Nē lidhje me kētë është informuar edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe me vendim të tij inicuar shënim zyrtar”.
Sipas raportimit të gazetës Sinali, 75 vjeçari ishte rrahur nga djali i tij.