Skocia konfirmoi sot rastin e parë të lisë së majmunëve, sipas autoriteteve shëndetësore.
I sëmuri është pranuar për mjekim dhe personat që kanë qenë në kontakt me të janë në kërkim, sipas agjencisë britanike.
“Ne po punojmë me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar dhe partnerë të tjerë në Skoci dhe në Mbretërinë e Bashkuar për të hetuar burimin e infeksionit”, tha Nick Finn, një zyrtar shëndetësor skocez.
Rasti i parë i lisë së majmunëve është regjistruar në Danimarkë
Danimarka ka regjistruar rastin e parë të infeksionit nga lija e majmunit në një burrë të rritur që u kthye nga një udhëtim në Spanjë, njoftoi sot Ministria daneze e Shëndetësisë.
“Autoritetet shëndetësore nuk presin që infeksioni të përhapet në Danimarkë, por ne po monitorojmë nga afër situatën në mënyrë që të jemi gati për përhapjen e mundshme të infeksionit”, tha Ministri i Shëndetësisë Magnus Heunike, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.