Rishi Sunak u bë zyrtarisht kryeministri i pestë i Britanisë së Madhe në gjashtë vitet e fundit, pas takimit të sotëm me Mbretin Charles III në Buckingham Palace, raporton CNN, përcjell Fol Drejt.
Sunak (42) është kryeministri i parë britanik me origjinë aziatike dhe kryeministri më i ri në më shumë se 200 vjet.
Si udhëheqës i ri i Partisë Konservatore, Sunak (42) shkoi në Pallatin Buckingham për audiencën e tij të parë me Mbretin Charles III, ku iu kërkua zyrtarisht të formonte një qeveri.