Krimineli serb Milan Radojiçiq është liruar nga paraburgimi.
Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas.
Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimët e gjykatës.
Kujtojmë se dje atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë, por u lirua ende pa i bërë as 24 orë.