Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 3 persona të armatosur kanë rrëmbyer një vajzë 5 vjeçare , ndërkohë që ndodhej në makinë më të ëmën. Ngjarja ndodhi në Katania në Itali, në orën 15:00.
Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, qarkulluan kudo në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.
Por ditën e sotme është gjendur e pajetë 5 vjeçarja. Ka qenë nëna ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.
Lajmi për zbulimin e trupit të pajete u konfirmua nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro. Pas një nate të gjatë marrjeje në pyetje të familjarëve dhe të njohurve, mëngjesin e sotëm gruaja e përlotur ka çuar hetuesit drejt vendit ku ndodhej kufoma e vajzës së saj./abcnews.al/