Një person është gjetur pa shenja jete në veturën e tij.
Rasti është raportuar në Kaçanik, përcjell Fol Drejt.
Drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj, e ka konfirmuar lajmin.
Gjithashtu u njoftua se lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar njē informacion se në rrugën “Vëllezrit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ështē pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, u shpreh Veseli./FolDrejt/