Në orët e mesnatës, në lokalin “Rizza Salon”, në rrugën “Xhavit Hoxha”, në Prishtinë, dikush dyshohet se ia vuri flakën një pjese të jashtme të lokalit. Pronari i lokalit po dyshon për zjarrëvenie të qëllimshme, teksa rasti është raportuar edhe në Polici, me ç’rast kanë nisur hetimet.
Mësohet se në momentin që i është vënë flaka, para lokalit ka qëndruar një veturë, ku dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar.
Ka pasuar intervenimi i menaxherit në momentin që e kuptoi se i është vënë flaka lokalit, duke tentuar ta shuajë zjarrin. Policia ka nisë hetimet mbi rastin.