Juventusit i është hequr dënimi prej 15 pikëve nga Gjykata Federale e Apelit.
Juventusit i është hequr dënimi prej 15 pikësh në Serie A dhe skuadra nga Torino tashmë nga vendi i shtatë ku kishte 44 pikë pas dënimit, do të kalojë në vendin e tretë me 59 pikë. Gjykata Federale e Apelit do të vlerësojë një sanksion alternativ tani në vend të heqjes së pikëve, transmeton Fol Drejt.