Policia e Kosovës ka njoftuar se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është lëshuar për qarkullim.
Gjatë paradites së sotme policia ka pranuar një infromatë ku thuhej se aeroporti po kërcënohet nga një mjet shpërthyes, përcjell Fol Drejt.
Njësitet relevante të policisë dolën në vend të ngjarjes, nga ku edhe rezultoin se alarmi për këtë alarm shpërthyes ishte i rremë.
“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në
Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese
ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka falenderuar qytetarët për bashkëpunimin, duke shtuar se puna në aeroport i është kthyer normalitetit.
“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në
aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe
bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatën e policisë./FolDrejt/