Radio Evropa e Lirë, edicioni në gjuhën serbe, raportojnë se sot kanë hasur në një autokolone ushtarake në jug të Serbisë, e cila ka qenë duke lëvizur nga Vranja në drejtim të Nishit.
Kjo lëvizje e trupave serbe është hasur pak orë pas alarmeve të ngritura nga Washingtoni dhe Brukseli për shtim të madh të forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën.
REL shkruan se kolona e forcave serbe është hasur në qytetin e Predejanit që ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikë kalimi në Merdare.