Ministria bullgare e Shëndetësisë njoftoi se për herë të parë në vend, virusi i lisë së majmunit është zbuluar te dy persona.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria njoftoi se bëhet fjalë për dy meshkuj të moshës 41 dhe 44-vjeçare, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se dy personat me virusin e lisë së majmunit po trajtohen në spitale të ndryshme në kryeqytetin Sofje.
Duke theksuar këta persona kishin vizituar më parë Spanjën dhe Britaninë, autoritetet njoftuan se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore./FolDrejt/