Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka njoftuar se forcat e saj të armatosura kanë filluar një stërvitje të papritur.
Në një njoftim nga ministria thuhet se ka filluar inspektimi i papritur i trupave të reagimit të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe se do të përmbushen misionet për gatishmërinë e njësive dhe nën-njësive ushtarake për luftë, përparimin në zonat e përcaktuara dhe trajnimin luftarak, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Më tej, theksohet se njësitë ushtarake do të operojnë në zona të panjohura të terrenit në një situatë që ndryshon me shpejtësi.
“Qëllimi i inspektimit është vlerësimi i aftësisë dhe nëse ushtarët janë apo jo të gatshëm për të ndërhyrë në mënyrë të shpejtë ndaj një krize të mundshme”, tha ministria.
Gjithashtu theksohet se përbërja e forcave të përfshira në inspektim do të rritet gradualisht, gjë e cila do të bëjë të mundur testimin e aftësive të tyre për t‘iu kundërvënë kërcënimeve ushtarake si në tokë ashtu dhe në ajër, si dhe se inspektimi mbart një cilësi shumë komplekse.
“Aktivitetet që vazhdojnë janë një prej mënyrave më efikase të trajnimit ushtarak dhe si një e tërë ato nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për komunitetin evropian dhe kryesisht për vendet fqinje”, vlerësohet më tej në deklaratë.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, zhvilluan një bisedë telefonike mbrëmë./FolDrejt/