AP raportoi se dy burime thanë se Lavrov është në spital për shkak të problemeve kardiake dhe zyrtarët në ambasadën ruse nuk ishin menjëherë të disponueshëm për koment.
Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e quajti të rremë lajmin për shtrimin në spital të ministrit të Jashtëm Sergej Lavrov në Bali.
“Unë po lexoj lajmet në Indonezi me Sergej Viktorovich (Lavrov) dhe nuk u besojmë baballarëve tanë: rezulton se ai është shtruar në spital. Është, natyrisht, një lajm i rremë i paprecedentë”, shkroi Zakharova në Telegram.
Por, me gjithë kundërshtimit nga Rusia, shumë media serioze në mbarë botën po shkruajnë për një problem kardiak të Lavrov, transmeton Fol Drejt.