Klubi saudit Al Nassr ka caktuar një ekzaminim mjekësor për futbollistin portugez Cristiano Ronaldo dhe realizimi i transferimit pritet në fillim të merkatos së janarit, shkruan Reuters.
Krahas ekzaminimit, klubi ka rezervuar edhe akomodimin për Ronaldon dhe bashkëpunëtorët e tij dhe janë optimistë për transferimin e yllit të madh botëror në futbollin saudit, shkruan Daily Mail duke iu referuar CBS Sports.
Ronaldo u largua nga Manchester United para Kupës së Botës në Katar, pas një interviste në të cilën kritikoi ashpër drejtuesit dhe trajnerët e klubit. Që atëherë, ai ka qenë në kërkim të një klubi të ri
Al Nassr thuhet se ka rënë dakord për kushte më të gjera të kontratës me Ronaldon. Portugezi do të fitojë 62 milionë funte në vit, një shifër që mund të rritet në 173 milionë funte në vit përmes të drejtave të imazhit dhe më shumë. Përveçse do të bëhet ylli më i madh i futbollit saudit, Ronaldo do të ketë mundësinë të emërojë një trajner nëse dëshiron.
Al Nassr drejtohet nga Rudi Garcia, i cili ndër të tjera drejtoi Lille, Romën dhe Marsejën.
Ronaldo pati një sezon të vështirë, por edhe Botërorin e Katarit, shënoi gol nga penalltia dhe kaloi më shumë në stol sesa në fushë. Portugalia humbi nga Maroku në fazën e 16-të dhe Ronaldo u largua nga fusha i përlotur, transmeton Fol Drejt.