Një grua ka përfunduar pa shenja jete sot rreth orës 19:00 në Babimoc të Obiliqit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nga informacionet e para viktima ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
“Rreth orës 19:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.