Një person ka vdekur ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren.
Një aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, dekalroi Baraliu.
Tutje, ai bëri të ditur se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda, ndaj është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Telegrafi/