Paolo Maldini dhe Daniele i biri i tij kane rezultuar pozitiv me Corona virus, AC Milan e njoftoi atë përmes një njoftimi zyrtar për shtyp në faqen e saj të internetit.
Babai dhe djali janë në gjendje të mirë, dhe do të zgjasin karantinën e tyre, tashmë në zhvillim, për aq kohë sa është e nevojshme:
“Drejtori teknik i klubit Paolo Maldini , i cili mësoi se ai kishte pasur kontakte me një person pozitiv dhe duke pasur simptoma të vazhdueshme të virozës, ai iu nënshtrua dje një shtupe që testoi pozitiv për koronavirus.
Në të njëjtën mënyrë djali i tij Daniel, sulmues ‘Rossoner i Primaveres’ dhe i grumbulluar në ekipin e parë. Paolo dhe Daniele, vazhdon shënimi zyrtar, janë në gjendje të mirë dhe, pasi të kenë kaluar më shumë se dy javë në shtëpinë e tyre pa kontakte të jashtme, siç kërkohet nga protokollet mjekësore-shëndetësore, ata do të zgjasin karantinën për kohën e nevojshme për shërim të plotë klinik “.