Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në Zveçan, në objektin e mallrave “Metal”, raproton Kossev.
Bastisja që po kryhet momentalisht është duke u bërë mbi dyshime lidhur me armët, ka konfirmuar policia.
Ky kërkim, siç theksoi zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Eljhanu, nuk ka të bëjë fare me rastin e sulmit terrorist në Banjskë.