Është pranuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Donika Gërvalla Schwarcz:
“Pak minuta më parë, Komiteti i Ministrave vendosi të kalojë aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës” – ka shkruar ajo.
Duke e lavëruar vendimin ajo ka shtuar:
“Një koalicion i madh vendesh demokratike, të vogla dhe të mëdha, ka dëshmuar sot se Këshilli i Evropës vazhdon të luajë një rol vendimtar për lirinë dhe paqen në 🇪🇺.”
Minutes ago, the Committee of Ministers of @coe decided to pass on 🇽🇰's CoE application to @PACE_News . A great coalition of democratic countries, small and large, has proven today that the Council of Europe continues to play a crucial role for liberty and peace in 🇪🇺. #🇽🇰in🇪🇺 pic.twitter.com/0vHO3P3KZp
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) April 24, 2023