Një aksident tragjik i ka marrë jetën i mori jetën një 60-vjeçari në Dibër.
N. B., i cili teksa po zbriste nga makina e parkuar ku ishte pasagjer, u rrëzua aksidentalisht.
Sipas policisë 60-vjeçari mori dëmtime të rënda në kokë.
Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje, autoritetet thonë se vijojnë hetimet./abcnews.al/