Ushtria e Ukrainës në përditësimet e saj të fundit mëngjesin e kësaj të diele pohon se në vend të nisjes së ofensivave të reja, forcat ruse u përqendruan kryesisht në rimbushjen e humbjeve të tyre dhe riparimin e pajisjeve të dëmtuara gjatë të shtunës.
Ndërkohë në raportimet e fundit autoritetet ukrainase bëjnë me dije se mëngjesin e sotëm është bombarduar nga forcat ruse një shkollë arti në Mariupol ku strehoheshin 400 civilë. Nga fillimi i sulmit më 24 shkurt OKBka bërë me dije se të paktën 847 civilë kanë humbur jetën përfshirë 64 fëmijë, u vranë në Ukrainë dhe 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë 78 fëmijë, u plagosën, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.
Çfarë ka ndodhur në Ukrainë deri më tani:
- Më shumë se 6600 ukrainas u evakuuan nga qytetet e rrethuara përmes tetë korridoreve humanitare të shtunën, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
- Mijëra banorë të Mariupolit janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre , ku janë “ridrejtuar” në qytete të largëta të vendit, ka thënë këshilli i qytetit të Mariupolit.
- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë.
- Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, thotë se vendi i tij është “në anën e duhur të historisë” pasi vazhdon të luftojë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe mohon se po shqyrton furnizimin me armë për Moskën.
- Australia ka ndaluar shitjen e aluminit dhe xeheve të aluminit në Rusi, në një përpjekje për të kufizuar prodhimin e municioneve të Rusisë. Australian furnizon 20% të aluminit të Rusisë.
- Polonia ka propozuar që BE të zbatojë një ndalim total të tregtisë me Rusinë , tha kryeministri i vendit, Mateusz Moraëiecki.
- Rusia tha se kishte përdorur armë hipersonike , të cilat udhëtojnë mjaft shpejt për të shmangur zbulimin nga sistemet e mbrojtjes raketore, për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore.
- Zyrtarët e Kievit kanë raportuar se 228 persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytetin e Ukrainës. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës raportoi se 14,400 ushtarë rus janë vrarë që nga fillimi i luftës.
- Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje që bisedimet e paqes “domethënëse dhe të drejta” të zhvillohen urgjentisht. Ai i tha Moskës se humbjet ruse do të ishin aq të mëdha sa do të duheshin breza për t’u rikuperuar. “Negociatat për paqen, për sigurinë për ne, për Ukrainën – domethënë, të drejta dhe pa vonesa janë shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, tha ai.
- Zelenskiy i kërkoi gjithashtu Zvicrës të godasë oligarkët rusë, të cilët ai tha se po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës nga siguria e “qyteteve të bukura zvicerane“.
- Qyteti jugor i Zaporizhzhia hyri në një shtetrrethim 38-orësh duke filluar në orën 14:00 GMT të shtunën (16:00 me orën lokale) pasi ushtria ukrainase urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën herët.
- Me Rusinë u ra dakord për dhjetë korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve , tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk./FolDrejt/