Euro ra në nivelin më të ulët në pesë vjet pasi Gazprom i Rusisë tha se do të ndërprente furnizimin me gaz në Poloni dhe Bullgari.
Ajo ra në 1,0586 dollarë – hera e parë në pesë vjet që ka rënë nën 1,06 dollarë, shkruan Skynews, përcjell Fol Drejt.
Monedha e vetme ka rënë me më shumë se 4 për qind deri më tani në prill dhe po shkon drejt humbjes së saj më të keqe mujore në më shumë se shtatë vjet.
Pasiguria në Ukrainë ka bërë që tregtarët të heqin dorë nga euro në favor të dollarit të sigurt./FolDrejt/