Në hyrje të gjykatës në Podgoricë, kryeqyteti i Malit të Zi, ka shpërthyer një bombë.
Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, përcjell Fol Drejt.
Siç raporton Vijesti.me, 39-vjeçari MB ka aktivizuar një granatë dore në hyrje të Gjykatës Themelore të Podgodiqit dhe nga shpërthimi ka mbetur i vdekur.
Sipas të njëjtave informacione, pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Në fytyrën e mjeteve janë ekipet e policisë dhe emergjencave. Hetimet janë duke u zhvilluar./FolDrejt/