Në takimin e thirrur nga presidentja Osmani dhe partitë politike të Kosovës, është marrë vendim që zgjedhjet në komunat veriore të shtyhen.
Klankosova.tv merr vesh nga burime brenda takimit se mes pjesëmarrësve ka pasur pajtim që zgjedhjet që ishin paraparë të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor të shtyhen për datën 30 të muajit prill, transmeton Fol Drejt.
Në takim, krahas partive politike, mori pjesë edhe kryeministri Kurti./FolDrejt/