Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay thotë se të paktën 8 persona janë lënduar pas tërmeteve të fundit në provincën Hatay, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Më herët, Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë tha se institucionet shtetërore po punojnë në koordinim dhe vlerësimi i dëmeve po kryhet pas 2 tërmeteve të tjera që goditën provincën Hatay. /FolDrejt/