Një vet-aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë një person dyshohet se ka humbur jetën.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Sot, rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku- vet aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën kurse një person tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Kelani.
Ai ka shtuar se njësitet relevante policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.
“Policia e Kosovës, njëkohësisht “Apelon” te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe të ju përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/