Gazetari Venhar Isufi ka publikuar disa pamje nga rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Ai ka thënë se një veturë e ka goditur motoçiklistin dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Isufi ka shkruar në “Facebook” se emergjenca tash e 20 minuta nuk ka arritur në vendin e ngjarjes derisa Policia dhe një qytetare po ia japin ndihmën e parë të lënduarit.
“Vetura godet motoçiklistin ne rrugen “Luan Haradinaj” vetura ik nga vendi i ngjarjes, ndersa Policia e Kosoves dhe nje qytetare po ia japin ndihmen e pare te lenduarit. Emergjenca tash e 20 minuta nuk ka ardhur ne vendin e ngjarjes!!”