Një tjetër arsenal armësh është zbuluar në kryeqytet.
Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se armët janë gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë poseduesin e tyre.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira.
Bëhet fjalë për pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë u zbuluar një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar.
/abcnews.al/