Lija është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, dhe sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar Britanik, është një infeksion i rrallë viral që është zakonisht i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh.
Rasti i parë i lisë së majmunëve është konfirmuar në Zvicër, dhe bëhet fjalë për një person në kantonin e Bernës i cili është infektuar nga kontakti i ngushtë fizik jashtë vendit, njoftoi sot kantoni.
Personi u konsultua me një mjek sepse kishte ethe dhe skuqje dhe ndihej keq, tha kantoni, duke shtuar se personi ishte i izoluar në shtëpi dhe se sëmundja po zhvillohej mirë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.