Kandidati për kryeministër i Anglisë premton amnisti për personat e jashtëligjshëm që jetojnë prej vitesh në ishull.
Dy kushtet që duhen plotësuar për të marrë lejen e qëndrimit
Anglia është një prej destinacioneve të preferuara të qytetarëve shqiptarë që duan të emigrojnë jashtë shtetit.
Prej vitesh me qindra shqiptarë kanë marrë arratinë për në ishullin britanik, shumica prej tyre në mënyrë të jashtëligjshme.
Mirëpo tashmë për të gjithë ata që jetojnë në Angli në mënyrë ilegale, duket se ka ardhur momenti i artë për t’u bërë qytetar anglezë.
Boris Johnson kandidatit kryesor për t’u zgjedhur kryeministri i ardhshëm i Anglisë, ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që jetojnë në Angli përfshirë edhe shqiptarët.
Në një intervistë për prestigjozen britanike “Daily Mail”, Johnson është shprehur tejet i kënaqur nga njerëzit që u përkasin komuniteteve të ndryshme dhe pretendojnë të zhvillojnë jetën e tyre në Angli.
“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vijnë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, deklaroi Johnson, transmeton gazeta Telegrafi.
Ai theksoi më tej se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegal të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet.
Por Johnson, ka edhe një kusht tjetër, ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.
“Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, tha ai.
Si të bëhesh qytetar anglez
Sipas propozimit të Boris Johnson, në rast se ai zgjidhet kryeministër, personat që kanë më shumë se 15 vite që jetojnë në Angli dhe e flasin shumë mirë gjuhën, me amnistinë e re mund të përfitoni leje qëndrimi e nënshtetësi angleze.
Pra nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi.