LaLiga ka publikuar dje një deklaratë në të cilën drejtuesit e kompeticionit spanjoll pretendojnë se FIFA nuk është konsultuar me garat kombëtare të vendeve evropiane përpara se të marrë vendimin për ndryshimin e sistemit të Kupës së Botës.
Në Kupën e Botës FIFA 2026 do të marrin pjesë 48 kombëtare, të cilat do të ndahen në katër grupe me nga 12 ekipe.
“FIFA vazhdon me abuzimet e saj në marrjen e vendimeve të njëanshme për kalendarin botëror të futbollit, duke treguar një shpërfillje të plotë të rëndësisë së kampionateve kombëtare dhe komunitetit të futbollit në përgjithësi. FIFA e injoron plotësisht dëmin ekonomik që këto vendime po u shkaktojnë ligave në mbarë botën”, deklaruan nga LaLiga, raporton Skysport, transmeton Fol Drejt.