Nëse një suitë hoteli e dekoruar në Porsche është shumë e vogël për dikë, atëherë Lamborghini dhe DarGlobal ofrojnë një zgjidhje edhe më të mirë, përkatësisht vilat luksoze që do të ndërtohen në Spanjë, shkruan Klix, përcjell Fol Drejt.
Është në fakt një kompleks i quajtur Tierra Viva, i cili përfaqëson projektin e parë rezidencial të Lamborghini në Evropë dhe që përbëhet nga 53 vila “të frymëzuara nga dizajnet legjendare të makinave super sportive”.
Më saktësisht, janë tre lloje të vilave, përkatësisht Diamante (gjashtë dhoma gjumi), Zafiro (pesë dhoma gjumi) dhe Esmeralda (katër dhoma gjumi). Çdo vilë ka dizajnin e saj paksa të ndryshëm, dhe të gjitha do të kenë akses të drejtpërdrejtë me makinë, pishina panoramike, tarraca dhe kopshte.
Renderimet tregojnë vilat fantastike me një dizajn minimalist dhe të nivelit të lartë dhe Lamborghini shprehet se ato do të pozicionohen në lartësi të ndryshme në mënyrë që secila prej tyre të ofrojë “pamje panoramike të detit Mesdhe”.
Brendësia do të ketë një përfundim premium të frymëzuar nga makinat Lamborghini dhe mund të priten dysheme mermeri dhe lëkurë cilësore. Renderimet tregojnë një kuzhinë minimaliste me një ishull të madh, ndërsa plani i hapur do të lejojë mbajtjen e festave. Dhomat e gjumit do të kenë shtretër “lundrues” dhe drita që zbresin nga tavani.
Kompleksi Tierra Viva do të vendoset në Benahavis, i cili është pak minuta me makinë nga Marbella. Sipas Lamborghini, ky vend ofron qasje të lehtë në pika të ndryshme interesi duke përfshirë plazhin, Puerto Banus, Marbella Club Golden Mile dhe Marbella Marina.
Projekti është aktualisht në zhvillim dhe do të përfundojë në vitin 2027. Deri më tani nuk ka informacione se sa do të kushtojnë vilat, por projekti kap vlerën e rreth 282 milionë euro. /FolDrejt/